Vasil Shkurtaj firmos për 3.5 sezone me Asteras Tripoli

FC Asteras Tripolis zyrtarizon blerjen e lojtarit të kombëtares sonë, Vasil Shkurtaj.  Sulmuesi  kuqezi, i lindur më 27 shkurt 1992, nënshkroi dje një kontratë për 3.5 vjet me klubin grek dhe zgjodhi fanellën me numër 12, të ekipit të njohur helen. Në deklaratat e tij të para si futbollist i FC Asteras Tripolis, Shkurtaj u shpreh:  – “Unë i thashë menjëherë “ po” propozimit të Asteras. Në të vërtetë kam dashur të vija të luaja Tripoli. E njoh grupin, me të cilin do të luaj në të ardhmen”. .. Ai i ka parë ndeshjet e kaluara të FC Asteras në Europë dhe thotë se shpesh është bërë xheloz, duke ëndërruar që një ditë të bëhej pjesë e kësaj  skuadre. – “Çdo futbollist dëshiron të luajë në ndeshje të tilla. Më pëlqen të luaj në krye të sulmit dhe kam për qëllim të shënoj sa shumë gola. Kjo është puna ime dhe unë dua ta bëj sa më  mirë atë, për të arritur synimet  e larta që i kam vendosur vetes.  Falë njerëzve dhe ambientit që gjeta këtu, jam i sigurtë se do të jap gjithçka për këtë ekip.” Ai më parë në skuadra të ndryshme ka mbajtur numrin 9, por tek ekipi i ri, atë e mbante një lojtar tjetër Barales, kështu që Shkurtaj thekson se për këtë arsye zgjodhi fanellën me numrin 12. Shkurtaj, i lindur në Chania të Greqisë, e ka nisur karrierën tek vendlindja e tij, për të kaluar më pas në radhët e akademisë së famshme të Ajaksit.  Në sezonin 2009–2010, ai u rikthye në Greqi, në radhët gjigantit grek, Olympiacos. Por u huazuar në ekipe të tjera greke, të kategorive të ndryshme, për të lidhur në sezonin 2013-14 një kontratë me klubin holandez Roda, në radhët e të cilit luajti 8 ndeshje dhe shënoi një gol.  Një vit më parë ai luajti me Niki Volos, ku u aktivizua në 10 ndeshje dhe shënoi 4 gola.  Edhe pse mediat greke , preferojnë të quajnë lojtari grek Vasilis, është e kotë, sepse ai vërtet ka lindur në Greqi dhe është formuar si lojtar profesionist në këtë vend, por  ka zgjedhur të përfaqësojë ngjyrat kuqezi. Shkurtaj ka luajtur dy ndeshje me U-19 të Shqipëri dhe ka shënuar 1 gol si dhe është aktualisht lojtar i ekipit shpresa, U-21, të drejtuar nga trajneri Skënder Gega, në radhët e së cilit ka luajtur 13 ndeshje dhe ka shënuar dy gola.  Pas Andi Lilës që kaloi tek Parma në Seria, A, Ermir Lenjanit që shkoi tek Rennes në Francë, Herilond Shalës që u bashkua me Spartën e Pragës në Çeki, dhe Bekim Balajt i cili kaloi në radhët e Rijeka në Kroaci, vjen një tjetër lëvizje e bujshme në kampin kuqezi. Shkurtaj është lojtari i radhës që ndryshon ambjent. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?