Vdekja, taksat dhe Messi si “Lojtari i Ndeshjes”, ylli argjentinas drejt triumfit në Botëror
Lionel Messi vazhdon të shkëlqejë në Kupën e Botës 2026. Kapiteni i Argjentinës u shpall edhe një herë “Lojtari i Ndeshjes”, duke fituar këtë vlerësim për herë të pestë në këtë edicion të Botërorit.
Me paraqitjen e tij vendimtare në fitoren 2-1 ndaj Anglisë në gjysmëfinale, Messi konfirmoi edhe një herë rolin e liderit të “Albiceleste”, duke udhëhequr skuadrën drejt finales së dytë radhazi të Kupës së Botës.
Faqja e njohur sportive GOAL e përshkroi dominimin e 38-vjeçarit me një mesazh simbolik në rrjetet sociale: “Vdekja, taksat dhe Lionel Messi që fiton çmimin ‘Lojtari i Ndeshjes’.”
Tashmë, me pesë çmime “Man of the Match” në këtë Botëror, Messi hyn në finalen e madhe si figura kryesore e Argjentinës dhe me shansin për të udhëhequr kombëtaren drejt një tjetër titulli botëror.
KOHA JONË SONDAZH

