“Veç ata që janë vaksinuar”, Tuchel bën presion për transferimin e radhës

Prej sezonit të kaluar, futbollistët, sidomos ata të Premier League janë këshilluar që t’i kryejnë të dyja dozat e vaksinës për të siguruar një mbrojtje të plotë nga virusi.

Ka nga ata që rregullat nuk i kanë zbatuar plotësisht dhe së fundmi dy të penalizuarit janë N’Golo Kante dhe Loftus-Cheek. Mesfushorët e Chelsea e kishin të pamundur t’i bashkoheshin skuadrës në turin amerikan, pasi Shtetet e Bashkuara nuk lejojnë që personat e pavaksinuar me të paktën dy doza të shkelin në tokën e tyre.

Rikthimi në vëmendje i çështjes së vaksinës ka bërë që edhe trajneri i Bluve të Londrës, Thomas Tuchel të bëjë apel që klubet të tregohen të vëmendshme dhe në merkato të transferojnë vetëm lojtarë që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër Covid-19.

SHKARKO APP