Veiga nis aventurën te Juventusi: I lumtur që transferohem në këtë klub të madh

Renato Veiga është zyrtarisht lojtar i Juventus. Mbrojtësi portugez ka nënshkruar kontratën me bardhezinjtë, klub me të cilin do të luajë deri më 30 qershor.

“Juventus njofton se ka arritur një marrëveshje me Chelsea për blerjen, në baza të përkohshme deri më 30 qershor 2025, e të drejtave për paraqitjet sportive të futbollistit Da Palma Veiga Renato për një tarifë prej 3.8 milionë euro, përveç tarifave shtesë të barabarta me 0.2 milionë euro”, thuhet në njoftimin për shtyp nga klubi bardhezi.

Mbrojtësi 21-vjeçar është nënshkrimi i tretë i Juventus në këtë sesion dimëror, pas Alberto Costa dhe Kolo Muani.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam shumë i lumtur që jam në këtë klub të madh, dua të filloj punën menjëherë. Jam shumë i lumtur dhe i gatshëm të jap 100. Roli im kryesor është qendërmbrojtësi, luaj me të majtën por mund të luaj edhe në mesfushë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë jam një lojtar që jep gjithmonë gjithçka, më pëlqen të ndihmoj skuadrën. Dua të jap maksimumin dhe të përpiqem të arrij objektivat që ka Juventus”, shtoi Veiga.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?