Vëllai i Insignes sulmon Ancelottin: Nuk ke b*** që të thuash të vërtetën!

Pas përjashtimi të papritur në ndeshjen ndaj Genk në Champions League, në shtëpinë e Napolit ka lindur çështja Lorenzo Insigne. Për t’i hedhur më shumë benzinë situatës ka menduar i vëllai i sulmuesit, Antonio, me një postim në Instagram.

 

“Nuk ka as b** për të thënë të vërtetën, një gol dhe një asist në çdo 63 minuta … e drejt është pak brilant”, ka shkruar i vëllai me ironi. Më pas ai e ka fshirë postimin duke u shpjeguar se ishte një reagim emocional, pasi nuk e priste një mosgrumbullim për këtë ndeshje.

Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i Ancelotti, teksa nuk përjashtohet mundësia që ta lërë në tribunë edhe në ndeshjen ndaj Torinos në fundjavë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP