Vendim i pazakontë në Brazil/ Mbrojtësi pezullohet deri sa kundërshtari i dëmtuar të rikthehet në stërvitje

Një vendim i rrallë ka ardhur nga Gjykata e Lartë e Drejtësisë Sportive në Brazil, e cila ka vendosur të pezullojë mbrojtësin e Internacional Porto Alegre, Victor Gabriel, deri në rikuperimin e plotë të kundërshtarit që ai dëmtoi gjatë një ndeshjeje kampionati.

Incidenti ndodhi javën e kaluar në sfidën ndaj Cruzeiros, kur Victor Gabriel u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj sulmuesit Gabriel Pec. Si pasojë e kontaktit, lojtari i Cruzeiros pësoi frakturë të tibisë së majtë dhe pritet të mungojë nga tre deri në katër muaj.

Fillimisht, gjykata sportive vendosi një pezullim prej gjashtë ndeshjesh për mbrojtësin, por më pas e zgjati masën disiplinore. Sipas vendimit, Victor Gabriel nuk do të mund të rikthehet në fushë derisa Gabriel Pec të jetë në gjendje të rifillojë stërvitjen me ekipin e tij. Pezullimi nuk mund të zgjasë më shumë se 180 ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Futbollisti i Internacionalit ka të drejtën e apelimit dhe ka deklaruar se ndërhyrja nuk ishte e qëllimshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk kam pasur asnjëherë qëllim ta dëmtoja kundërshtarin. Fusha ishte shumë e lagësht dhe e rrëshqitshme, gjë që më pengoi të kontrolloja ndërhyrjen. Ishte një incident vërtet i pafat. I kërkova falje dhe i ofrova mbështetjen time të plotë”, u shpreh Victor Gabriel.

Nga ana tjetër, prokuroria sportive argumentoi se ndërhyrja përbënte rrezik serioz për integritetin fizik të kundërshtarit, edhe pse pranoi se lojtari nuk kishte vepruar me qëllim për të shkaktuar dëmtimin.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?