FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vermaelen: Formati i Evropianit i padrejtë, disa luajnë në shtëpi disa jashtë!

Formati i ri i Kampionatit Evropian të Futbollit nuk po i bind aspak lojtarët. Ky turne po luhet në 11 qytete dhe problemi është se, disa ekipe luajnë të gjitha ndeshjet e grupit në shtëpi (Spanjë, Itali, Danimarkë dhe Gjermani), ndërsa të tjera duhet të udhëtojnë në të gjithë Evropën për ndeshjet e tyre. Sipas mbrojtësit të Belgjikës, Thomas Vermaelen, kjo është shumë e padrejtë.

“Ky format është i padrejtë. Ka skuadra që i luajnë ndeshjet e grupit në shtëpi dhe të tjera që duhet të udhëtojnë. Këto udhëtime nuk janë të mira për trupin e sportistit, sidomos në një turne kaq të shkurtër. Por, nuk kemi çfarë të bëjmë, duhet ta pranojmë”, tha mbrojtësi për “Daily Mail”.

Belgjika, që përfundoi e para grupin B, luajti ndeshjen e parë dhe të fundit në Shën Pjetërsburg, ndërsa ndeshjen e dytë të grupit në Kopenhagen, ndërkohë që ka qenë e grumbulluar, në Belgjikë. Çerekfinalet do t’i luajë në Sevilje, duke u përballur edhe me ndryshimin e klimës nga Rusia në Spanjë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?