Verona e Kumbullës ndalet në transfertën ndaj Udineses

Udinese dhe Verona nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në duelin e javës së 24-t. Fabio Borini dhe De Paul shpërdoruan dy mundësi shumë të mira shënimi në fraksionin e parë, po nuk do të arrinin fal edhe pritjeve fantastikë të dy portierëve.

Në pjesën e dytë, bardhezinjtë gjetën golin me De Paul, por që do të anulohej për shkak të një pozicioni jashtë loje. Lasagna dhe Zaccagni ndërkohë krijuan nga një mundësi tjetër, teksa ishte një duel shumë i luftuar edhe pse pa gola.

Kumbulla zhvilloi një tjetër ndeshje shumë të mirë. Verona mban vendin e 6-të me 35 pikë, ndërkohë që Udinese renditet e 14-ta me 26 pikë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP