Verona shokon Napolin e Hysajt, merr një fitore spektakolare me përmbysje (VIDEO)

Napoli pas humbjes së Superkupës merr një tjetër goditje të rëndë në kampionat, teksa është mundur 3-1 me përmbysje nga Verona. Skuadra e Juric e nisi në mënyrë katastrofike sfidën duke pësuar gol pas vetëm 8 sekondash.

Një top i gjatë i Demme u shfrytëzua mjaft mirë nga Lozano, që e dërgoi në rrjetë. Verona luan mjaft mirë, teksa në minutën e 34-të, do të vendoste baraspeshën me Dimarcon, i cili u harrua i vetëm në zonë.

Në pjesën e dytë Verona do të vijonte momentin e mirë, teksa do të kalonte në avantazh në minutën e 62-të me Barak, ndërkohë që Zaccagni vulosi suksesin e radhës. Hysaj ishte titullar në këtë ndeshje, por nuk mundi të bënte një paraqitje të mirë në mbrojtje. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP