Verratti: Me fat që kemi Jorginhon, mendojmë për objektiva madhorë!  

Në prag të ndeshjes me Austrinë, për fazën e 1/8-ve të Europianit, mesfushori Marco Verratti ndihet i rikuperuar plotësisht dhe gati të japë kontributin e tij, pasi luajti 90 minuta edhe në përballjen me Uellsin pak ditë më parë. Mesfushori e ka pranuar se konkurrenca është e madhe.

“Duhet të mendojmë për objektiva madhorë, sepse përndryshe nuk shkon larg. E dimë që do të jetë e vështirë, pasi presioni është më i madh, për faktin se janë ndeshje me eliminim direkt, por duhet t’i përballojmë me të njëjtën dëshirë, entuziazëm dhe karikim siç kemi bërë në fazën e grupeve.

Konkurrenca? Locatelli ka bërë shumë mirë dhe për Mancinin është një luks kur ka shumë mundësi zgjedhjeje, pasi dihet që konkurrenca ndikon vetëm për mirë. Mendoj se Jorginho është shumë i fortë, më i miri në rolin e tij, pasi çdo futbollist që zbret në fushë në krah të tij, bën gjithmonë mirë. Jemi me fat që e kemi një futbollist të tillë”, tha Verratti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?