Veseli i përgjigjet De Biasit për miqësoret, nuk ia grre më telefonin Bunjakut

 

Trajneri Gianni De Biasi i ka dërguar ftesë zyrtare mbrojtësit të Luganos, Federik Veseli, dhe pritet ta ketë në ekip në miqësoren me Kosovën, duke sfiduar në një farë mënyre këtë fundit pasi kishte insistuar më herët dhe donte ta kishte në skuadër. 

Veseli ka pranuar ftesën që të luaj me Shqipërinë, pikërisht në miqësoren që do të luhet më 13 mars ndaj Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka qenë pjesë e grupmoshave të dy skuadrave të mëdha angleze, Manchester City e Manchester United.

Swiss Digital Mobile Reklama

Veseli ishte kontaktuar disa herë nga trajneri i Kosovës Albert Bunjaku, duke i premtuar këtij të fundit se do ta pranonte ftesën.

Pas refuzimit të Kosovës, Federiku, pjesë e Luganos në Zvicër, do të luaj pikërisht ndaj vendlindjes së tij por me fanellën e Kombëtares shqiptare.

Vendimi i tij ka ndikuar edhe nga kualifikimi i Shqipërisë për në Kampionatin Evropian “Francë 2016”, por djaloshi mësohet se i kishte premtuar katër herë Kosovës se do të grumbullohet dhe në momentet e fundit nuk u përgjigj në telefon.

“Tradhtia” në këtë rast ka një pozitive, sepse Veseli do të luaj për me fanellën e Kombëtares shqiptare dhe jo të ndonjë përfaqësuese tjetër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?