Vidal injoron Juven: Champions mund ta fitoj tani me Bayern

Ka nisur zyrtarisht aventura e Arturo Vidal me Bayern Munich. Ish-lojtari Juves, 28-vjeç, fillimisht kaloi me sukses vizitat mjekësore. Më pas mesfushori kilian, kartoni i të cilit i kushtoi bavarezëve rreth 40 milionë Euro, pasi firmosi kontratën që do ta lidhë me kampionët e Gjermanisë për 4 vitet e ardhshme foli për herë të parë si një lojtar i Bayernit,  u shpreh shumë i lumtur që është bërë pjesë e një klubi të madh si Bayern. Ndërkohë që theksoi se transferimi i tij te bavarezët është një hap i madh përpara në karrierën e tij. – “Shpresoj të bëj mirë këtu dhe të ndihmoj skuadrën të fitojë tituj, për mua kjo është një ëndërr që bëhet realitetet,” deklaroi në vijim të fjalës së tij Arturo Vidal.

Pas 4 vitesh te Juventusi ku përjetoi suksese të shumta duke fituar plot 4 herë titullin kampion të Serisë A, mesfushori kilian rikthehet në Bundesligë këtë herë jo për të mbajtur më veshur fanellën e Bayer Leverkusen por atë të Bayern Munich. I pyetur se përse zgjodhi bavarezët Vidal bëri me dije se dëshiron të përmirësohet si futbollist dhe të fitojë trofeun e Uefa Champions League dhe diçka të tillë mund ta arrijë vetëm me një klub si Bayerni. Në fund 28-vjeçari falënderoi Juves për 4 vitet që kaloi në Torino.

Lajm tjetër i mirë për Bayern është se stërvitjes i është kthyer edhe holandezi Arjen Robben, pas dëmtimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?