Vidal zgjidh kontratën me Barcelonën, pritet të udhëtojë për në Milano

Arturo Vidal është shumë pranë mbylljes së kontratës me Barcelonën, për të nisur më pas një aventurë të re në Itali. Mediat iberike raportojnë se do të paguajë 500 mijë euro për kartonin e Vidal dhe një sërë bonusesh që mund ta çojnë shifrën deri në 5 milionë euro.

Nga ana tjetër edhe mesfushori gjeti gjuhën me drejtuesit e klubit për të hequr dorë nga paga e sezonit të fundit të mbetur në kontratë, teksa do të marrë vetëm bonuset që i kanë mbetur pezull nga sezonet e mëparshme.

Vidal pritet të mbërrijë në Milano dhe të kryejë vizitat mjekësore me Interin, për t’u vënë më pas nën urdhrat e Antonio Contes, i cili e kërkon me ngulm prej disa muajsh.

SHKARKO APP