VIDEO/ As shiu nuk i ndal tifozat, në stadium për ekipin kuqezi. Zbulohen edhe formacionet

Kombëtarja e futbollit pret sonte Islandën në “Air Albania” me objektivin e vetëm për fitore. Edhe pse moti nuk është në kushte të mira, siç raporton edhe gazetari i ”Koha Jonë”, Rozalb Lika, tifozët nuk e kanë tradhëtuar as këtë herë ekipin e zemrës, dhe janë në stadium.

Trajneri Edy Reja ka bërë ndryshime të rëndësishme në formacion krahasuar me ndeshjen e humbur ndaj Izraelit duke ulur në stol Hysajn, Ajetin, Asllanin, Laçin e Brojën. Dhe në vend të tyre aktivizohen Lenjani, Veseli, Ramadani, Bajrami dhe Uzuni.

FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Veseli, Gjasula, Lenjani, Ramadani, Abrashi, Bajrami, Uzuni, Cikalleshi.
Trajner: Edy Reja

ISLANDA: Runarson, Gunarson, Magnuson, Olfson, Palson, Helgason, Bjarnason, Johaneson, A. Sigurdson, Finbogason, Torsteinson.
Trajner: Arnor Tor Vidarson

 

SHKARKO APP