VIDEO/ Besiktas argëtohet ndaj skuadrës së Cikalleshit
Besiktas triumfoi 2-0 ndaj Konyaspor. Për Ernest Muçin ishte ndeshja e dytë me fanellën e Besiktas, por e para përpara tifozëve të skuadrës në Tupras Stadium (Istanbul).
Në pjesën e parë, Muçi ishte një rrezik konstant për kundërshtarin, teksa iu afrua golit. Në fillimin e pjesës së dytë, të besuarit e Santos arritën të zhbllokonin ndeshjen me Kilicsoy, i asistuar nga sulmuesi tjetër shqiptar, Milot Rashica.
Cikalleshi dhe Valon Ethemi luajtën 68 minuta për Konyaspor, pa mundur dot të bëjnë diferencën. Për të ardhur te goli i sigurisë, Besiktas vendosi në kasafortë 3 pikët pas golit të Tosun.
https://twitter.com/FootColic/status/1759640967856996618