VIDEO/ Çmenduri në Gjermani, Leverkusen fiton me katër gola të anuluar

E pabesueshme ajo që ka ndodhur në Kupën e Gjermanisë, në takimin mes Bayer Leverkusen dhe Stuttgart. Plot 4 gola iu anuluan “aspirinave” në këtë takim. Kai Havertzit iu anuluan dy gola, një talentit Diaby dhe një sulmuesit Alario.

Megjithatë, kjo gjë nuk e ndaloi Leverkusenin të triumfojë, pasi e mposhtën Stuttgartin me rezultatin 2-1 për të arritur çerekfinalet. Një autogol i portierit të Stuttgart dhe një gol i Alarios zhvlerësuan rrjetën e sulmuesit Wamangituka.

Ndërsa në takimin tjetër mes Verl dhe Union Berlin, triumfuan miqtë me rezultatin 0-1. Një gol nga Andrich në minutën e 86-të, mjaftoi që Union të arrijë në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë.

SHKARKO APP