VIDEO/ Dinamo bën surprizën, përmbys gjithçka kundër Shakhtar
Po luhen dy takimet e xhiros së tretë të fazës së grupeve të UEFA Champions League.
Në grupin C, Shakhtar Donetsk pret Dinamon e Zagrebit, me dy ekipet që mbajnë vendin e dytë dhe të tretë me 3 pikë.
Ndërkaq, në grupin D, Atletico Madrid që numëron 4 pikë sfidon Bayer Leverkusen, e cila ende se ka provuar shijen e pikëve në këtë sezon të Champions.
Pjesa e parë:
Janë luajtur pjesët e para të takimeve të treta të fazës së grupeve të UEFA Champions League. Në Donetsk, Shakhtar dhe Dinamo Zagreb po barazojnë me shifrat 1-1.Konoplyanka kaloi në avantazh ukrainasit, ndërsa Olmo pak minuta më vonë barazoi shifrat. Në takimin tjetër, atë mes Atletico Madrid dhe Bayer Leverkusen, 45 minutat e para u mbyllën pa gola.
Rezultati momental:
Grupi C
Shakhtar Donetsk-Dinamo Zagreb 1-2 (Konoplyanka 17’/ Olmo 25′ Orsic 60′)