VIDEO/ Festë si e Milanit, Dinamo “on fire” si kampione e dimrit
Dinamo këtë sezon është rikthyer të jetë në garë për të arritur edhe një herë në Kategorinë Superiore, pas shumë vitesh orvatje në të parën. 20 pikë në tetë ndeshje mjaftuan për tu shpallur kampionë të dimrit në Grupin A të së Parës.
Pas fitores së fundit ndaj Korabit kryeqytetasit kanë festuar suksesin e tyre në stilin e Milanit, që gjithashtu u shpall kampione dimri në Serie A, duke lënë pas Interin e Juventusin. Milanistët e kanë festuar këtë triumf me këngën e famshme e krijuar fillimisht për Will Grigg, lojtarin e Irlandës së Veriut dhe Sunderland.
Milanistët e kanë zëvendësuar emrin e sulmuesit me atë të trajnerit Pioli, që është padyshim arkitekti i këtij Milani. Në të njëjtin stil ka vendosur të festojë edhe Dinamo, që në sfond ka pikërisht këngën, dedikuar Will Grigg. /abcnews.al