VIDEO/ Feston Lindon Selahi, gjen golin e parë holandez

Lindon Selahi ka gjetur golin e parë me ekipin e Twentes. Ekipi i mesfushorit shqiptarka mbyllur 3-0 pjesën e parë në shtëpi kundër Emmenit dhe 20-vjeçari është autori i golit të tretë.

Zekhnini veproi bukur në krahun e majtë tre minuta përpara fundit të 45 minutëshit të parë dhe nisi një top drejt zonës, aty ku Selahi veproi shpejt dhe dërgoi topin në rrjetë.

Mesfushori është kthyer në një titullar fiks në kampionatin holandez, teksa debutoi edhe me kombëtaren kuqezi në fitoren 0-4 përballë Moldavisë. /abcnews.al

SHKARKO APP