VIDEO/ Fiton ndaj Leicester City, Arsenali mban gjallë shpresat për Champions
Arsenali ka mposhtur me vështirësi kampionin Leicester City në javën e 28-të në Premier Ligë duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.
Një autogol i Robert Huthit në minutën e 86-të mjaftoi që “Topçinjtë” të sigurojnë fitoren e 18-të sivjet dhe të shpresës për top-katër skuadrat e para.
Arsenali i Arsene Wengerit ka 60 pikë në tabelë, në pozitën e gjashtë. Tri pikë më shumë ka Manchester Unitedi në pozitën e pestë, ndërsa Manchester City ka 64 në pozitën e katërt. Gjashtë pikë më shumë se Arsenali, ka Liverpooli në pozitën e tretë, por që ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara.
KOHA JONË SONDAZH

