VIDEO/ Gafa e vitit nga Muller, e bën baltë në takimin kundër Schalke

Schalke-Bayern Munchen u luajt sot, takim i vlefshëm për Kupën e Gjermanisë. Kur takimi ishte 0-1 në favor të bavarezëve, falë golit të Kimich (40′), Thomas Muller ishte protagonist i një episodi që ka marrë shumë vëmendje në internet.

Sulmuesi bavarez mundohet të ekzekutojë me shpejtësi një goditje këndi, po topi i goditur prej tij shkon menjëherë jashtë. Edhe vetë Muller e kupton se bëri një gafë të madhe, duke u larguar me shpejtësi. Video më poshtë, flet vetë…

SHKARKO APP