FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Gjak për hundësh dhe gërvishtje, sherr në stërvitjen e Arsenalit

Plas tek Arsenali. Dy futbollistë janë përplasur me njëri-tjetrin, sikurse raporton The Athletic. media britanike shkruan se të premten ka pasur një zënkë mes David Luiz dhe Dani Ceballos.

Braziliani raportohet se e ka goditur spanjollin në hundë, ndërkohë që ai është gërvishtur dhe ka pasur rrjedhje gjaku. të dy lojtarët kanë kërkuar falje të martën, kur ekipi u kthye në stërvitje.

ZËNKA E MËPARSHME

Spanjolli ka qenë protagonist edhe në muajin shtator, para derbit me Fulham. Ceballos dhe Eddie Nketiah u kapën mes tyre gjatë nxehjes, kur po luanin në kuadrat.

Spanjolli ndërhyri keq ndaj shokut të skuadrës dhe me shumë mundësi mori ndonjë ofendim nga Nketiah. Më pas pati shtytje dhe goditje me top. Shokët e skuadrës ndërhynë për të qetësuar talentin e Anglisë U21  dhe Ceballos.

/abcnews.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?