VIDEO/ Gol shqiptar në Champions League, Redon Xhixha thjesht fenomenal
Në pritje të sfidës në “Air Albania”, ku Partizani do të presë kampionët bjellorusë të Bate Borisov për sfidën e raundit të parë kualifikues në Champions League, goli i parë shqiptar është regjistruar në Gjibraltar.
Aty kampionët vendas të Lincoln Red kanë pritur në sfidën hapëse azerbajxhanasit e Qarabag, ku si titullar në fushë ka zbritur sulmuesi shqiptar Redon Xhixha.
24-vjeçari që ka luajtur me Laçin dhe Tiranën në kampionatin vendas ka shënuar golin e barazimit për azerët në minutën e ’58 të ndeshjes, pasi vendasit kryesonin që nga minuta e ’25 me një gol të Gomez. Sfida u mbyll me fitoren e Qarabag me rezultatin final 1-2.