VIDEO/ Historike, Kosova shkon në finalen e Play Off-it të Botërorit
Historike, dardanët e Kosovës janë kualifikuar në finalen e Play Off-it të Botërorit pasi fituan me përmbysje 3-4 ndaj Sllovakisë. Pra Sllovaki- Kosovë përfundoi 3-4.
Nëse Kosova fiton ndaj Turqisë të martën e 31 marsit atëhere shkon në Botërorin 2026. Ndeshja Kosovë-Turqi do të luhet në Prishtinë.
KRONIKA
Një atmosferë e zjarrtë në Bratislavë të Sllovakisë, aty ku tifozët e Kosovës janë parë të lumtur nga katër gola të shënuar nga Dardanët, siç shihet edhe në videot e siguruara nga ”Koha Jonë”.
Takimi i luajtur në kryeqytetin sllovak nisi mjaft mirë për vendasit, të cilët shënuan që në minutën e 6’ me anë të Valjent. Ishte Hoxha që me një gol mjaft të bukur shënoi golin e barazimit në minutën e 21’, ndërsa në fundin e pjesës së parë, një pakujdesi në mbrojtje solli golin e dytë të sllovakëve.
Pjesa e dytë foli vetëm për Dardanët, të cilët në minutën e 47’ rikthyen baraspeshën me Fisnik Asllanin. Ishte Muslija në të 60’ që me një goditje perfektë nga encja tundi rrjetën e vendasve, ndërsa Hajrizi përfitoi në minutën e 72’ për të shënuar dhe golin e katërt dhe të fitores. Po ashtu në minutat shtesë shënoi edhe Strelec për vendasit, që shërbeu vetëm për statistikë. Kështu Kosova vazhdon ëndrrën e saj për në Botëror, ndërsa në finalen e madhe të play off-it do të presë Turqinë në Prishtinë.

Rezultati:
Sllovaki 3-4 Kosovë
Valjent 6′, Harsalin 45′, Strelec 90+2′ / Hoxha 21′, F. Asllani 47′, Muslija 60′
Komentet:
90+6′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Kosovës 3-4!
90+2′ Gol Sllovakia 3-4/ Strelec shënon gol për vendasit. (Video)
90′ Rrahmani, Emërllahu, Hadërgjonaj marrin vendin e Muslijës, Muriqit dhe Hoxhës.
89′ Vavro ndëshkohet me karton të verdhë te Sllovakia.
83′ Tupta dhe Benes marrin vendin e Haraslin dhe Dudas te Sllovakia.
73′ Zabërgja merr vendin e Asllanit te Kosova.
72′ GOOOL KOSOVA 2-4/ Hajdari godet dhe ndalet nga portieri, ndërsa në topin e kthyer, Hajrizi tund rrjetën
64′ Sllovakia i afrohet golit të barazimit. Te Kosova pretendojnë për fuall në zonë.
60′ GOOOL KOSOVA 2-3/ Muslija godet nga encja dhe e çon topin në rrjetë.
52′ Hoxha merr karton të verdhë te Kosova.
50′ Pretendime për penallti te Kosova. Gjyqtari kryesor dhe VAR nuk ndajnë të njëjtin mendim me dardanët.
47′ GOOOL KOSOVA 2-2/ Vojvoda hedh një krosim drejt zonës dhe Asllani me kokë tund rrjetën e vendasve.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+1′ Mbyllet pjesa e parë!
45′ Gol Sllovakia 2-1/ Harsalin hedh një krosim në zonë, por topi nuk devijohet nga askush dhe shkon në rrjetë.
42′ Rast për t’u harruar nga Sllovakia. Sfida vijon me barazim.
39′ Muriç kontrollon pa problem goditjen qëndrore të kapitenit Lobotka nga Sllovakia.
37′ Haraslin flirton me një supergol te Sllovakia. Goditja nga distanca gjen shtyllën e jashtme.
32′ Sllovakia shfaqet rrezikshëm. Hancko godet drejt portës, ndërsa Muriç pret.
21′ GOOOL KOSOVA 1-1/ Hoxha godet me të djathtën jashtë zonës dhe tund rrjetën e vendasve duke rikthyer baraspeshën.
14′ Kosova pranë golit. Muriqi nuk përfiton pas goditjes së Vojvodës. Drithërima te Sllovakia.
18′ Hajrizi ndëshkohet me karton të verdhë te Kosova.
12′ Muriqi provon me kokë, por pa rrezikshmëri për sllovakët.
6′ Gol Sllovakia 1-0/ Valjent godet me kokë dhe tund rrjetën e Muriç.
1′ Nis sfida në Bratislavë!
KOHA JONË SONDAZH

