VIDEO/ Ilir Daja bllokon yjet e Skënderbeut dhe i bën presion Partizanit
Ndryshe nga se pritej, të paktën sa kërkonte Ilir Daja, Skënderbeu deri në këtë pikë të merkatos është mjaftuar vetëm me afrimin e Eni Imamit.
Tekniku kryeqytetas nuk preferon të flas për emra të tjerë, lojtarë që mund të afrohen në ditët në vijim, por është i sigurt kur thekson se nuk do të ketë largime.
Në kushtet ku ndodhen korçarët, të limituar në buxhet, fitorja më e madhe do të ishte mbajta e grupit aktual.
Këtë të martë, Skënderbeu duhet të bëjë llogaritë me një rival të vështirë si Partizani, një ekip që kërkon titullin kampion, por Daja beson se mund të dalin me pikë të plota nga ky takim: