VIDEO/ Inter i falet Politanos, arrin të mposhtë Valencian në Mestalla

Inter dhe Valencia zhvilluan një miqësore në Mestalla. Të dyja skuadra bënë një paraqitje dinjtoze, duke dhuruar shumë emocione gjatë takimit.

Interi e nisi mirë takimin, por ishin vendasit ata që realizuan të parët me anë të Soler në minutën e 38.

Ndeshja mbeti e fortë dhe e luftuar. Lojtarët e të dyja skuadrave dhanë gjithçka dhe në disa raste dukej si një ndeshje Champions League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Interi arriti të gjente golin e barazimit në minutën e 81’ me penalltinë e Politanos i cili ka mposhtur Cillessen pa shumë probleme.

Swiss Digital Mobile Reklama

90 minutat përfunduan me këtë rezultat dhe skuadrat  iu drejtuan 11 metërshave ku zikaltërit u treguan më të saktë duke fituar takimin.

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?