VIDEO/ James Rodriguez bën Cristiano Ronaldon, Reali shpartallon Deportivon

Real Madrid ka arritur fitore bindëse në transfertë ndaj Deportivo La Corunas.

“Mbretërit”  vazhdojnë luftën për titull në La Liga pas fitores 2 me 6, raporton Koha.net.

Në një ndeshje ku munguan kapiteni, Sergio Ramos, Cristiano Ronaldo e Gareth Bale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, detyrën me shumë sukses e kryen lojtarët e tjerë në fushë, në të cilën shkëlqeu James Rodriguez me dy gola.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ishte Alvaro Morata që shënoi golin e parë qysh në minutën e parë. Kurse në minutën e 14 Rodriguez shënoi për 0-2.

Andone ngushtoi epërsinë e Realit duke shënuar në minutën e 35, por Reali shënoi edhe njëherë në pjesën e parë përmes Lucasit për 1-3.

Në minutën e 66 Rodriguez shënoi golin e katërt për Realin, ndërsa pas 11 minutave edhe Isco u regjistrua në listën e golashënuesve.

Vendasit shënuan edhe njëherë përmes Joselus në minutën e 84, kurse pas tre minutave Reali shënoi për rezultatin përfundimtar 2-6 përmes mesfushorit Casemiro.

Pas kësaj fitore Reali ka 78 pikë, po aq sa Barcelona që është në krye, por “Los Blancos” kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?