VIDEO/ Julia Roberts realizon ëndrrën, takohet me futbollistët e Realit, ja përqafimi me Ronaldon
Julia Roberts ka qenë e pranishme mbrëmjen së dielës në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’, ku është zhvillua super ndeshja e El Clasico.
Real Madridi humbi përballë Barcelonës 3-2.
Por ajo që ka lumturuar pafund aktoren e njohur pas ndeshjes ishte takimi saj me lojtarët madrilen duke përfshirë edhe trajnerin Zinedine Zidane.
Ajo u shfaq plot emocione teksa takoi lojtarin më të mirë në botë aktualisht Cristano Ronaldon, të cilin edhe e përqafoi.
“Jam shumë e emocionuar” shkruan Foxsport.
E gjithë familja ime është këtu dhe jemi shumë të kënaqur me këtë”, ka thënë Julia Roberts.
Në fund ajo pati edhe një foto me yllin e Barcelonës, Lionel Messi.
Theksojmë aktorja ditë më parë është shpallur femra më e bukur e vitit prej revistës “People” ndërsa është takuar edhe Lionnel Messin e Barcelonës.
Ndryshe, aktorja është fanse e zjarrtë e skuadrës së Realit ndërsa tre fëmijët e 49-vjeçares janë tifozët të Barcelonës.
KOHA JONË SONDAZH

