VIDEO/ Liverpool “prek” titullin në Premier League, Man.City duket i dorëzuar
Liverpool i ka shuar një tjetër fitore ecurisë rekord në këtë sezon, ndërsa pas javës së 16-të në Premier League, Jurgen Klopp dhe të besuarit e tij kanë vendosur të dy duart te titulli kampion. “Reds” mundën në transfertë 3-0 Bournemouth, duke thelluar më tej diferencën me rivalët kryesorë të Manchester City.
Pa asnjë humbje dhe me vetëm një barazim në kampionatin anglez, Liverpool blindon vendin e parë me 46 pikë, tetë më shumë se djekësit më të afërt dhe surpriza e këtij sezoni që mban emrin e Leicester.
“Dhelprat” triumfuan 4-1 në fushën e Aston Villa, duke ruajtur ritmin e kryesuesëve në javët e fundit. I dorëzuar duket Manchëster City, që në shtëpinë e tij jetoi një humbje tronditëse 2-1 në derbin kundër Manchester United.
Ky frenim i fortë, ka bërë që skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola të largohet me 14 pikë nga vendi i parë i renditjes.
Është kthyer te fitorja Tottenham i Jose Mourinho, që me një paraqitje perfekte mundi në fushën e tij 5-0 Burnley.
Me humbje e mbylli javën e 16-të të Premier League, Chelsea që u dorëzua 3-1 në transfertën kundër Everton.