VIDEO/ Manaj protagonist në “pokerin” e Barcelona B

Sulmuesi i Shqipërisë Rei Manaj ka spikatur në fitoren e skuadrës së tij Barcelona B 4-0 ndaj Badalonas në takimin e javës së 11-të në Segunda Division.

23-vjeçari nga Lushnja shënoi golin e tretë me penallti dhe asistoi të dytin.

Manaj shmangu njërin prej mbrojtësve kundërshtarë brenda zonës dhe nxori në pozicion të favorshëm shokun e ekipit Alex Collados në minutën e 68-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

19 minuta më vonë, qe vetë Manaj që shkundi rrjetën në këtë sfidë duke kthyer në gol penalltinë e fituar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky ishte goli i tretë i sulmuesit kuqezi në këtë sezon me Barcelonën B.

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?