VIDEO/ Mbrojtësi i Interit kapet keq me tifozin e PSG në Amerikë

Një episod aspak i këndshëm u shënua në Seattle, aty ku Interi i Cristian Chivu-t është duke zhvilluar përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Botës për Klube, kundër Uraëa Red Diamonds dhe River Plate.

Në momentin e zakonshëm kushtuar autografeve dhe selfie-ve me tifozët, Francesco Acerbi ishte protagonist i një diskutimi të ashpër me një tifoz i cili u shfaq i veshur me një fanellë të Paris Saint-Germain.

Tifozi i ekipit francez ishte duke brohoritur emrin e sulmuesit parizien Barcola, duke ironizuar kështu mbrojtësin zikaltër Francesco Acerbi, në lidhje me driblimin e pësuar nga lojtari i Interit në finalen e Ligës së Kampionëve të humbur me rezultatin 0-5 në Mynih.

SHKARKO APP