VIDEO/ “Mora Fjalë” rikthehet të këndohet në ”Arenën Kombëtare”

Kënga ”Mora Fjalë”, e cila mori përmasa të mëdha në zemrat e të gjithë tifozëve shqiptarë pas kualifikimit historik të Shqipërisë në Europianin e Gjermanisë, është rikthyer në stadium. Sonte në pritje të sifdës me Andorrën, në ”Arena Kombëtare” është dëgjuar kënga në fjalë, ku edhe tifozët e kanë kënduar të gjithë bashkë. Kjo video e dërguar nga gazetari i ”Koha Jonë”, Rozalb Lika tregon sesi stadiumi është në tingujt e këngës të më preferuar të tifozëve.