Video/ Myrto Uzuni si “ferrari”, shënon dopietë për 3 minuta

Myrto Uzuni vërteton edhe një herë tjetër se është një formë të shkëlqyer sportive. Futbollisti i kombëtares vijon të rezultoi një protagonist absolut me ekipin e Lokomotivës së Zagrebit në kampionatin kroat.

24-vjeçari beratas, ka realizuar 2 gola brenda 3 minutave në sfidën e sotme ndaj Istra 1961. Shqiptari zhbllokoi sfidën në minutën e 63-të, pas një “vallëzimi” në mbrojtjen e miqve. Uzuni për të vendosur në kasafortë një natë magjike për të në nivelin personal 3 minuta më vonë, realizoi me kokë pas një harkimi nga këndi.

Ish lojtari i Laçit synon që me paraqitjet pozitive të rikthehet sërish me ngjyrat e ekipit kuqezi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?