VIDEO/ “Ngec” Liverpool, West Bromwich i heq tre pikët nga dora

Liverpool kishte një mundësi të artë për të thelluar diferencën me vendin e dytë dhe për të tentuar arratinë. Por pengesë bëhet një ekip që lufton për mbijetesë, West Bromwich Albion, raporton Ora News.

Ndeshja e luajtur në “Anfield Road” u mbyll në barazim 1-1, me kampionët që kaluan në avantazh që në minutën e 12 me Sadio Mane.

Teksa gjithçka po shkonte mirë për ekipin e Jurgen Klopp dhe kur të gjithë prisnin tre pikëshin e rradhës, miqtë reaguan duke gjetur golin e barazimit në minutën e 82 me anë të Ayayit.

Me këtë pikë, Liverpool shkon në kuotën e 32 pikëve, 3 më shumë se Everton i vendit të dytë. Ndërsa WBA shkon në kuotën e 8 pikëve në vend të parafundit.

Përmbledhja e ndeshjes:

/

SHKARKO APP