Video/ Nuk i dha fanellën tifozes 80 vjeçare, shikoni gjestin e Joaquin
Kapiteni i Real Betis, Joaquin, është një idhull i tifozerisë bardhejeshile. 38-vjeçari luan prej shumë vitesh në Andaluzi dhe të gjithë tifozët, e admirojnë.
Tifozja më speciale e tij është një 80 vjeçare, me të cilën ka një histori tepër të veçantë. Kjo e fundit i kërkoi fanellën Joaquinit kur ky i fundit shënoi tre gola disa javë më parë, por Joaquin i tha: “Më vjen keq e dashur, këtë fanellë e kam për vete. Të lutem më fal, por nuk besoj se do të shënoj më tripletë”.
Tifozja e kuptoi dhe Joaquin nuk e harroi. Sot, sulmuesi anësor i Betis organizoi një ceremoni të veçantë për tifozen 80 vjeçare, ku jo vetëm që i dha një bluzë të tij, por dhe mirënjohje të veçantë dhe bëri një numër të madh fotosh me të, në fushën e stadiumit “Benito Villamarin”.
An 80-year old lady was holding a sign asking Joaquín for his kit after he scored a hat-trick. He couldn’t give her the kit but he kept his promise.
What a classy gesture. ? pic.twitter.com/11GGuLrXTb
— SPORTbible (@sportbible) February 3, 2020