VIDEO/ Orestis Duro, në stërvitje të hekurt për të marrë trofeun si kampion i bodybuilding në Greqi

Orestis Duro i cilësuar edhe si herkuli modern, është një nga shqiptarët e suksesshëm në Greqi në fushën e bodybuilding. Vitin e kaluar, ai u shpall edhe kampion në këtë disiplinë të sportit, por puna e tij nuk është ndaluar në asnjë moment. Siç tregon edhe në rrjetet sociale, stërvitja është e pandalshme dhe e përditshme.

E gjithë ky inpenjim ka një synim. Ai tregon për ”Koha Jonë” se po përgatitet për garat e bodybuildingut që do të zhvillohen nga datat 2 nëntor dhe 16 nëntor në Selanik të Athinës, dhe njëkohësisht do të përfaqësojë vendin edhe jashtë vendit.

”Jam në një stërvitje që vijueshme, e cila do të më ndihmojë edhe të prek suksesin që synoj, pasi edhe vitin e shkuar pësova një lëndim të rëndë në dorë, por tashmë çdo gjë është rikuperuar dhe po vijon punën”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një kohë që flitet për shqiptarët në Greqi, Duro shprehet se çdo fitore është edhe një krenari për të si shqiptar, si edhe tregon se tashmë ka marrë oferta për tu stërvitur në Europë.

Swiss Digital Mobile Reklama
Orestis Duro, në stërvitje të hekurt për të marrë trofeun si kampion i bodybuilding në Greqi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?