VIDEO/ Pjesa e parë u mbyll në favor të Ukrainës në ”Air Albania”, Uzuni i afrohet golit
Kombëtarja shqiptare po përballet me Ukrainën në ”Air Albania”, në ndeshjen e fundit për fazën e grupeve në Ligën e Kombeve. Në 10 minuta lojë, ekipi kuqezi ka pësuar dy gola. Momente nga golat janë edhe në videot e mëposhtme të dërguara nga gazetari i ”Koha Jonë”, Rozalb Lika.
Shqipëri-Ukrainë, pjesa e dytë
45′- Pjesa e dytë nis me dy zëvendësime te Shqipëria. Uzuni dhe Bajrami në fushë, marrin vendin e Dakut dhe Asanit.
Mbyllet pjesa e parë.
45+1’- Çfarë klasi nga Ernest Muçi! Fantazist i afrohet supergolit pas një lëvizje të bukur jashtë zone, por gjuajtja shkon ngjitur me shtyllën.
45’- Akordohet 1 minutë shtesë.
42’- Arlind Ajeti largon një top të rrezikshëm të ukrainasve në hyrje të zonës së Shqipërisë.
40’- Mundësi e artë për ukrainasit për golin e tretë. Mudryk shpërdoron një rast të mirë pranë portës së Strakoshës, duke gjuajtur jashtë.
31’- Arbitri ndal lojën. Mbrojtësi Konoplia shfaq probleme në fushë dhe kërkon ndihmën mjekësore.
26- Strakosha i mohon golin e tretë Ukrainës. Portieri i Shqipërisë reagon mirë ndaj gjuajtjes së Sudakov.
25- Qazim Laçi i afrohet golit. Mesfushori provon me një gjuajtje të fortë në zonë, por topi gjen rrjetën e jashtme.
18’- Mundësi e mirë për kuqezinjtë. Daku merr një top në mesfushë dhe pason për Muçin, por ky i fundit bllokohet nga Zinchenko në zonë.
17’ Zbret rrezikshëm Shqipëria me Asllanin që provon vertikalizimin për Dakun, por topi nuk arrihet nga sulmuesi.
15’- Shqipëria provon të reagojë duke dalë në sulm, por e ka të vështirë për të krijuar raste të pastra.
10’- Gol Ukraina 0-2! Miqtë e nisin takimin vrullshëm me dy gola të shpejtë. Yaremchuk nuk fal në zonë me kokë, duke mposhtur sërish Strakoshën.
5’- Gol Ukraina 0-1! Zhbllokohet sfida. Miqtë kalojnë në avantazh me anë të Zinchenko, i cili me një gjuajtje të bukur, e ndal topin në rrjetë.
0′– Sfida nis me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të 14-vjeçarit, Martin Cani.
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj, Ramadani, Asllani, Laçi, Asani, Muçi, Daku.
UKRAINA: Trubin, Mykolenko, Matviyenko, Zabarnyi, Konoplia, Kaliuzhnyi, Sudakov, Zinchenko, Hutsuliak, Mudryk, Yaremchuk.