VIDEO/ Poezia nuk ekziston vetëm në libra, 19 vite nga magjia e Baggio-Pirlo
Serie A ka qenë kampionati më i bukur në botë për shumë vite me radhë. Kampionët e mëdhenj kalonin më parë në Itali dhe rivaliteti e spektakli nuk mungonin kurrë. Në vitet ‘2000 një nga skuadrat më të veçanta ishte Brescia.
Shkaku? Roberto Baggio, një ndër futbollistët më të dashur në historinë e lojës më të bukur me top. Ylli italian vendosi ta mbyllë karrierën te “Dallëndyshet”, aty ku luanin emra si Igli Tare, Andrea Pirlo dhe Pep Guardiola.
Si sot 19 vite më parë zhvillohej ndeshja Juventus-Brescia. Miqtë realizonin një gol të mrekullueshëm. Asist fantastik i Andrea Pirlos dhe magji e Baggios. Bishtaleci bën një stopim gjenial duke shmangur Van Der Sar në të njëjtë kohë. Ishte 1 prilli i vitit 2001 dhe Roberto Baggio shënonte një gol që i emociononte të gjithë, edhe tifozët e Juventusit.
19 years ago today two icons of Serie A past and future combined.
First, a laser-guided ping from Brescia’s young Andrea Pirlo. Then an erotic control and finish from a veteran Roberto Baggio.
Divine.pic.twitter.com/nqn1NfZuou
— Proper Football (@sid_lambert) April 1, 2020
/abcnews.al