VIDEO/ Polemikat për penalltinë e anuluar të Alvarez, reagon zyrtarisht edhe UEFA

Polemikat rreth ndërhyrjes VAR që çuan në anulimin e penalltisë së Julian Alvarez mbrëmë në ndeshjen Atletico-Real Madrid, nuk zbuten. Aq sa UEFA-s, përmes një njoftimi për shtyp, iu desh të shpjegonte se çfarë ndodhi duke ripërsëritur vlefshmërinë e vendimit të marrë.

Kjo është deklarata e UEFA-s:

“Atlético Madrid ka kërkuar informacion nga UEFA në lidhje me anulimin e penalltisë së ekzekutuar nga Julián Alvarez në fund të ndeshjes së djeshme të UEFA Champions League kundër Real Madrid.

Edhe pse prekja ishte minimale, lojtari në fakt e preku topin me këmbën e tij mbështetëse përpara se ta shkelmonte, siç tregohet në videon e bashkangjitur (ekziston një video në shënim ku prekja është në të vërtetë e dukshme, ed.).

Sipas rregullores aktuale, VAR-i duhej të paralajmëronte gjyqtarin se goli duhet të anulohej. UEFA do të angazhohet në diskutime me FIFA dhe IFAB për të përcaktuar nëse rregulli duhet të rishikohet në rastet kur një prekje e dyfishtë është qartësisht e paqëllimshme”.

SHKARKO APP