Video/ “Polici dhe hajduti”, sporti që po thyen rekorde shikueshmërie
E keni menduar ndonjëherë se loja “Polici dhe Hajduti” që të gjithë fëmijët e duan do të shndërrohej në një sport ndërkombëtar?
Është një lojë që zhvillohet në një ambjent të hapur ku fëmijët “policë” vrapojnë pas fëmijëve “hajdut” për t’i kapur.
Çfarë ndodh nëse kësaj loje i shtohen pengesa dhe vendoset një kohë e limituar?
Loja Botërore e Ndjekjes ose World Chase Tag, u krijua në vitin 2011 nga vëllezërit Christian dhe Damien Devaux ku më pas ka bërë xhiron e botës.
Fama e saj është rritur he gjatë viteve të fundit në internet ku ka marrë vëmendjen e miliona shikuesve. Tashmë janë krijuar dhe federata për këtë sport dhe zhvillohen dhe shumë kompeticione.
Rregullat e saj kanë mbetur të njëjta. Janë dy skuadra me nga 5 lojtarë, ndërkohë që në arenë luajnë vetëm dy nga të dyja skuadrat. Secilit u jepet nga një rol, ndjekësi dhe ai që duhet të arratiset.
Brenda një limiti kohor prej 20 sekondash, ndjekësi duhet që ta kapë lojtarin tjetër, ku më pas ai eleminohet dhe zëvendësohet nga një shok i skuadrës. Por shoku i skuadrës kthehet në ndjekës ndërsa ai i pari merr rolin tjetër.
Loja përfundon deri sa të skualifikohen të gjithë lojtarët e njërës prej skuadrave. Arena është në formë katrore me përmasa 12 metra me 12.
Brenda saj janë të vendosur hekura në forma të ndryshme, që shërbejnë si pengesa, duke ja shtuar akoma më shumë vështirësinë lojës.
Ky sport kërkon një përgatitje të madhe fizike dhe jo në pak raste ka rezultuar e rrezikshme për shkak të dëmtimeve.
Deri tani janë zhvilluar 4 kampionate botërore në të gjithë botën, e ndërsa krijuesit e saj kërkojnë që fama e saj të rritet akoma më shumë.