VIDEO/ Pritja merr fund, Mercedes prezanton makinën e re për Botërorin 2020 në Formula 1
Pritja e të gjithë të apasonuarve të Formula 1 ka marrë fund. Pas Ferrarit, ishte Mercedes që prezantoi makinën e re për Botërorin 2020 të sportit më të rëndësishëm të automobilizmit. Lewis Hamilton dhe Valtteri Bottas zbuluan njëvendëshen me të cilën do të garojnë në këtë kampionat me objektivin për të ruajtur titullin për pilotë dhe konstruktorë.
Mercedes ka dominuar vitet e fundit në pistat e Formula 1, ndërsa kërkon të bëjë të njëjtën gjë edhe në Botërorin 2020. Makina e re “W11” ka pësuar një sërë ndryshimesh të rëndësishme si në motor ashtu edhe në aerodinamikë, për t’i dhënë më shumë forcë dhe shpejtësi pilotëve rë saj. Kampioni i botës në fuqi Lewis Hamilton dhe shoku i tij Valtteri Bottas nuk e kanë fshehur entuziazmin, teksa i kanë dërguar sinjale të rëndësishme të gjithë rivalëve.