VIDEO/ Rama i jep pasaportën diplomatike Hysajt, kapiteni e verifikon live

Pas pasaportës shqiptare për tranjerin e kombëtares, kryeministri Edi Rama u ka dorëzuar lojtarëve të kombëtares pasaportat diplomatike pasi ato të dhëna pas kualifikimit në Euro 2016, u kishte përfunduar afati 5 vjeçar në vitin 2021. Pas një shpërblimi prej 200 milionë lekësh qeveria ”Rama 3” ka rikthyer pasaportat diplomatike.

Edi Rama i dorëzoi pasaportën kapitenit Elseid Hysajt, duke i cilësuar lojtarët kuqezi si “ambasadorët me të mirë të vendit”. Ky i fundit me batutë, e verifikoi live nëse vërtet është pasaportë diplomatike.

Hysaj: Ta kontrolloj njëherë se nuk i dihet. Hysaj, Elseid… Shumë faleminderit, mund ta humbim prapë si kemi humbur tjetrën. Dua të falënderoj presidentin për ftesën për të qenë këtu në këtë mbrëmje, kryeministrin për mbajtjen e fjalës. Nuk do jetë vetëm kjo, do të kemi edhe të tjera në Gjermani, nuk i dihet. Për mua është emocion i dytë kualifikimi dhe kënaqësi, akoma më e bukur me grupin e lehtë që na ra. Por unë kam besim që do ia dalim mbanë dhe ndoshta do bëjmë një tjetër ëndërr realitet në Gjermani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama: E sheh një zotëri aty me këmishë të bardhë me papion të zi, ai që po ta bën me dorë? Për pasaportë gjermane apliko te ambasada gjermane…

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?