
Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas fitores së Shqipërisë ndaj Letonisë në ”Air Albania”. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka përshëndetur kuqezinjtë për triumfin, duke shkruar shkurtimisht: “Shqipet fituan sot”, shkruan kryeministri Rama. Fitorja e Shqipërisë në Tiranë kundër Letonisë dhe humbja e Serbisë 0-5 në Beograd me Anglinë, ka bërë që Kombëtarja jonë të marrë vendin e dytë në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.