VIDEO/ Real Madrid rigjen fitoren në kampionat, rikthehet -1 pikë nga Barcelona

Real Madrid rikthehet te fitorja në kampionatin spanjoll të futbollit, pas 3 barazimeve radhazi. Dhe këtë e bëri në një transfertë të vështirë siç është San Mames në Bilbao me Los Blancos që mposhtën bindshëm, Athletic me rezultatin 3-0 në ndeshjen e javës së 19 të përafruar për shkak të Superkupës së Spanjës.

Me kalimin e minutave Athletic Bilbao filloi të shfaqej në zonën e skuadrës merenges teksa pati dy mundësi shumë të mira për të barazuar rezultatin. Por në të dyja rastet ishte Courtois që ndërhyri duke shpëtuar portën e tij. Në minutën e 43, skuadra e Xabi Alonso i ndëshkoi sërish baskët teksa shënoi edhe golin e dytë me Camavingan dhe me avantazhin 2-0 të Realit të Madridit u mbyll pjesa e parë.

Në pjesës së dytë, Athletic u përpoq të bënte dicka, por në minutën e 59 Kylian Mbappe shënoi sërish duke e cuar rezultatin në 3-0 ndërkohë që ai vetë realizoi një dygolësh personal. Ishte ky moment që goditi akoma më rëndë për Athletic Bilbaon që u duk pa forcë për të reaguar dhe kështu fitorja i shkoi Realit të Madridit që në këtë mënyrë iu përgjigj suksesit të Barcelonës dhe shkon në 36 pikë, 1 më pak se katalanasit kryesues, ndërsa Bilbao mbetet me 20 pikë në vendin e tetë, jashtë zonës evropiane në klasifikim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?