Video/ Reali shënon, Rama bëhet për cigare

Kryeministri Edi Rama e ka treguar qindra herë se është tifoz i zjarrtë i skuadrës italiane të Juventusit që sot përballet në finalen e Champions League me Real Madrid, një ndeshje që luhet në Cardiff të Uellsit. Ndërsa ka ftuar tifozët ta shohin ndeshjen në fushën e gjelbër të Kryeministrisë, edhe vetë Rama i është bashkuar atyre duke e ndjekur live përballjen e madhe me ta.

Goli i parë i Realit ndaj Juventusit ka qenë i hidhur për kryeministrin, i cili me sa duket është bërë për cigare. “BalkanWeb” ka siguruar pamje nga momenti kur Real shënon ndaj Juves dhe reagimi i kryeministrit Rama. Por kjo mërzi e shefit të ekzekutivit nuk duhet të ketë zgjatur shumë pas golit të barazimit nga Juve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?