VIDEO/ Sfida Sampdoria-Roma. Tifozët dalin kundër, Ferrero arratiset me forca të shumta policie

Sfida Sampdoria-Roma u karakterizua nga momente tensioni. Ultrasit e Sampdorias ishin në dijeni të pranisë në stadium të ish-presidentit Massimo Ferrero. Ish-bosi i Sampdorias ishte arrestuar për mashtrim dhe kështu zemërimi i një pjese të tifozëve ishte i egër. Një grup i madh forcash policie penguan tifozët të hynin në zonën e tribunës. Një nga vendet VIP në sektorin e stadiumit i ishte rezervuar Ferreros, por sapo kuptoi klimën e tensionit që ishte krijuar në ato momente emocionuese, u detyrua që të largohej nga stadiumi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?