VIDEO/ Shishe ujë dhe llogari ndaj gjyqtarit, Vllaznia-Bylis mbyllet mes polemikash
Fundi i pjesës së parë në “Loro Boriçi” nuk ka kaluar pa polemika.
Shkak është bërë goli i shënuar nga Bylisit, me realizimin e Jankut që fillimisht u konsiderua si pozicion jashtë loje dhe më pas u sinjalizua gol nga kryesori, Ziri.
Pas fishkëllimës për të mbyllur 45 minutat e para, drejtues të klubit kanë hyrë në fushë, duke kërkuar llogari nga Ziri për atë vendim.
Në drejtim të fushës nuk kanë munguar as shishet, të cilat fluturonin nga tribunat kryesore të “Loro Boriçit” në drejtim të lojtarëve.