VIDEO/ Shqiptarët nga mbarë trevat pushtojnë Bulevardin e Tiranës, tifozat Kuq e Zi krijojnë atmosferë elektrizuese

Tirana është e gjitha kuq e zi. Siç shihet edhe në videot që gazetari i ”Koha Jonë”, Rozalb Lika sjell nga terreni, shqiptarët e ardhur nga çdo trevë, janë bërë bashkë për ekipin e zemrës, për ta ndjekur në stadium dhe në çdo vend ku sfida do të transmetohet. Sakaq pas nuk qëndrojnë as Tifozat Kuq e Zi, edhe pse në një konfikt me FSHF, ata po dhurojnë atmosferë elektrizuese jashtë stadiumit ”Air Albania”. Sfida e sotme është e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Ky është takimi i shtatë mes dy skuadrave në gjithë historinë, edhe kur Serbia ishte Jugosllavi, me tanët që nuk kanë asnjë fitore; përjashto atë 0-3 në tavolinë më 14 tetorin e 2014 në Beograd, kur ekipi kuqezi u dhunua në fushë nga huliganët serbë. Kjo ndeshje quhet e braktisur nga UEFA dhe nuk futet në statistikat e dy skuadrave.

Shqiptarët nga të gjitha trevat pushtojnë bulevardin e Tiranës, atmosferë elektrizuese para ndeshjes
Tirana “vishet” kuqezi, tifozët mbushin rrugët para Shqipëri-Serbi

SHKARKO APP