VIDEO/ Tranjeri Maran në vetëm 60 sekonda jep udhëzimet, lojtarët kuqezi e duartrokasin

Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran ka nisur zyrtarisht aventurën në stolin kuqezi, duke lënë menjëherë përshtypje pozitive te grupi i lojtarëve. Gjatë seancave të para stërvitore, siç shihet edhe në videon e siguruar nga gazetari i sportit në ”Koha Jonë”, Rozalb Lika, tekniku italian ka dhënë udhëzime të qarta dhe të përmbledhura në vetëm 60 sekonda, ndërsa futbollistët e Kombëtares i janë përgjigjur me duartrokitje, një sinjal i qartë i respektit dhe besimit ndaj trajnerit të ri.

Maran ka theksuar që në ditët e para se dëshiron të ndërtojë një skuadër me identitet të fortë, personalitet dhe mentalitet fitues. Ai është shprehur i impresionuar nga ndjenja e përkatësisë që kanë lojtarët për fanellën kuqezi, duke e konsideruar këtë një nga pikat më të forta të ekipit shqiptar.

Trajneri italian ka nisur punën me intensitet të lartë, duke analizuar ndeshjet e fundit të Kombëtares dhe duke kërkuar që lojtarët të përvetësojnë sa më shpejt filozofinë e tij të lojës. Atmosfera pozitive në grup dhe reagimi i futbollistëve tregojnë se bashkëpunimi mes Maranit dhe skuadrës ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?