Video/ U mundën turpshëm, ylli i Milanit feston me shampanjë dhe duhan

Humbja me Atalantën me shifrat 5-0 ishte një nga ditët më të zeza të historisë së skuadrës së Milanit. Ky fakt nuk i ka penguar futbollistët kuqezinjë të vijojnë jetën e tyre a thua nuk ka ndodhur asgjë.

Fillimisht, mesfushori Kessie në mënyrë të pakuptueshme  pëlqeu fotot e Papu Gomez , ndërsa tani protagonist është bërë Rafael Leao. Sulmuesi, i cili ishte në fushë si titullar në ndeshjen e djeshme, duket se ka hedhur lehtë pas krahëve disfatën.

Një mik i portugezit ka postuar një video në Instagram, me Leaon që shihet duke tymosur dhe duke pirë shampanjë. Ky gjest ka zemëruar tifozët e klubit kuqezi të cilët pretendojnë të tjera sjellje nga futbollistë e Milanit aq më tepër në këtë periudhë katastrofale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?